Këngët Kërçovare të grave përbëjnë një tjetër thesar të çmueshem të
krijimtarise sonë popullore, perla dhe xhevahire të qëndisura me
mjeshtri të veçantë artistike. Ato këndojnë dashurinë giylvetare (lozonjare, nazemadhe) te ngritur në art, prandaj dhe quhen me emër tjetër këngë gjylvetare.

Me kete epitet kemi dhe nuse gjylvetare e cuce giylvetare.
Gjeni femëror Kërçovar , në shijen me të cilën duhet shijuar dashuria ka krijuar binomin cuce katundi, cuce e
dashurie për të paren, sepse:
Couca ma e large
Ka xhylve ma pak.

Në idilen e dashurisë kërçovare, për cucëne katundit digjen male e
fusha, kurse djali do te derdhe municionin e dashurisë:
Per nji caucë katouni koum zemrën te zezë!
Të dashtunit për te pamit vjen – thote nje proverb i vjetër shqiptar, të
cilin na e sjell dhe F. Bardhi (1635), prandaj djali ranok dhe cuca
sugare do ta lidhin dashurině e tyre te ndërsjellë me shikimin e syrit,
sepse thuhet se sytě janě dritaret e shpirtit dhe se
me shprehshem se goja, si p.sh. në këto vargje:

Oj lulj ‘e lulzoume pi shejnit
Gjalo ce m’çellon me bisht’n e seynit?
Me bishtin e seynit a ce çëllon?
Cetlom ashigare në gofte se me don!
Oj shamej’e kuçe peshtemoll bajrak
Çe m’çëllon nërtinës, mo m’mete merak?

Lirika kerçovare e grave mbrun gjithfarë motivesh, porse si pe i kuq
vezullon motivi i dashurisë. E ne kopshtin e dashurisë, në kuptimin
lasgushian, dashuron dashuria, dhe nuk dashurohet pasuria, begu
pasha:
Ori vashë xolloufetrashë
A don beg, mi, a don pashë?
– Nuk du beg, nuk du pashë
Po du gjalin çi kum dasht!
Cuca e katundit i begenis djalit shenjat e burrnimit:
Xhebadon’e leshtë, patllakun në brez
Cuca kërçovare është: Dovlete, Kala, Marshalle, kaleshkë, Kulumri,
Fellanzë e malit, Xhylvetare, Sugare, Xolloufebojë, Xolloufetrashë,
Vetëllhollë,Gojëbilbile, Tranafile, Lulja
ballabone, Dardhë dundushore, Mollë Elbasani, Molle Gostivari,
Molle gjulabi,Shamiverdhë etj
Bashi i cuces cilesohet me hiperkarakterizimet (hiperbolat): Shtatin
si një plep, flokët sa nji duj, si ara nër ujë, Shtatdajlone etj.
Djali kerçovar është: Me shtatë zemra, Trim, Bilbil, Zog bilbil,
Dylber, Pellumb, Zog etj.
Këngët e grave këndohen në kor, pa instrumente; e para ia thotë, te
tjerat mbajně iso. Kur shtijnë nuset në valle, këndohen me def. Jo
rrallë, këngët e grave janë kënduar edhe nga burrat.
Lirika gjylvetare e grave kërçovare ka dhe vlera te veçanta
gjuhësore, ka gjylve të shumta leksikore e fjalëformuese. Prandaj
duhet lexuar dhe shijuar patjetër!

MORI FACEKUÇE TRANAFILE
Mori façekuçe tranafile, joj (2)
Fol nji herë me mau moj gojëbilbile, joj (2)
Te fola nji herë, mor gjalo, të fola dy herë (2)
Nuk m’i kishnje llafet, gjalo porsi qera herë (2)
Porsi qera herë, mor gjalo,
Kum morre vesh se don nji qetër shoum më ka ranou! (2)
-Perveç teje nuk du qetër mori kulumrej! (2)
Se ta rujë fotografin-e në drit’ne kujtesë! (2)
me mou je idhnou (2)

MOLLA MOLLALIJE
Molla mollalije ne, seynin sahatlije,
Molla ku je xhete bash’n e gjalit, oj? (2)
– Aqe përkon visë, ene, tuj ra çetelisë,
Aqe je xheta bash’n e gjalit, oj (2)
– Molla, mollalije, ene, me seynin e zi, ene
Molla ku je xhete bashn’e gjalit, oj? (2)
– Aqe më nji kodër, ene, tuj m’i lujt
Aqe je xheta bash’n e gjalit, oj! (2)
– Molla mollalije, ene, vetllën gajtonlije,
Molla ku je xhete bash’n e gjalit, oj? (2)
Aqe nër do molla-je, tuj m’i shkau ke shkolla-je
E dashta, gjalin, e morra! (2)
– Molla mollalije, ne, seynin rroush të zi, ene
Molla ku je xhete bash’n e gjalit, oj? (2)
– Aqe përkon zallit-e, tuj m’i ra kafallit-e
Aqe je xheta bash’n e gjalit, oj! (2)
Shejni mi binte, mau xhumi s’më zejnte
Tu t’menau tey, gjalo, tu t’kujtau tay!
Mjera oun e mjera, gjalo, çi s’u nodha njat (2)
Te ta jap mindilin lala e të flesh rahat! (2)
Shejni mi binte mau xhumi sem zejnte-je (2)
Tu t’menau tay, gjalo, tu t’kujtau tay! (2)
Te ta jap shamejnë lala je të flejsh rahat! (2).
Mjera mjera, gjalo, çi s’u nodha njat (2)