Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit.

Media serbe “Blic” thotë se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, menjëherë pasi Vuçiç të kthehet nga India.

Në këtë mbledhje do të diskutohet vetëm për lirimin e Haradinajt.

Ramush Haradinaj u lirua sot më kusht nga Gjykata në Colmar pasi qëndroi 1 javë në paraburgim.