Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrit, Ramush Hardinaj.

Siç ka thënë edhe vetë Haradinaj, ai pritet të kthehet sot në Kosovë.

Ndërkohë reagimet e para kanë ardhur edhe nga mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Derisa disa nga to kanë qenë më të kujdesshme, duke e raportuar si një “lajm normal”, disa të tjera kanë reaguar më ashpër.

“Krimineli Haradinaj i lirë: Vendim i turpshëm i gjykatës franceze”, shkruan portali serb, Telegraf.rs.

“Refuzohet kërkesa serbe për ekstradim: Ekzekutuesi Haradinaj është i lirë!”, është titulli i Kurir.rs.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.