Çmimet e benzinave lirohen për gjysmë denari, ndërsa dizeli ngelet i njejtë. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, informon Zhurnal.

Çmimet e reja të benzinës BS – 95 do të jenë 67 denarë për litër, ndërsa BS – 98 – 69 denarë për litër. Derivatet dizel ngelin në të njejtin çmim – 58 denarë për litër.

Për gjysmë denari lirohet dhe vaji ekstra i lehtë, dhe do të kushtojë 57,5 denarë për litër.//Zhurnal.mk