‘TripAdvisor’ ka publikuar listën e plazheve më të mira në botë, të cilat ua sugjeron lexuesve t’i vizitojnë.

Plazhi më i mirë në botë del të jetë ai ‘Grace Bay’, duke i lënë pas plazhet e Brazilit, Kubës dhe Spanjës, transmeton Telegrafi.

Në Mbretërinë e Bashkuar, plazhi më i mirë del të jetë ai Bournemouth, ndërsa në SHBA është plazhi ‘Clearwater’ që gjendet në Florida.

Sidoqoftë, kjo është lista e plotë e pesë plazheve më të mira në botë për vitin 2018, sipas ‘TripAdvisor’:

1. Grace Bay

2. Baia do Sancho, Brazil

3. Plazhi ‘Varadero’, Kubë

4. ‘Eagle Beach’, Karaibe

5. ‘Seven Mile Beach’, ishujt Cayman