Mesfushori i Southampton, Pierre-Emile Hojbjerg ka lavdëruar Liverpool-in duke e cilësuar si ekipin më të mirë me të cilin ai është përballur.

Ai madje ka thënë se skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është më e mirë se Manchester City dhe Bayern Munich.

“Kam luajtur në Gjermani kundër Bayern Munich dhe Dortmund, kam luajtur kundër Manchester City në Champions League, por më duhet të them se ky është ekipi më i mirë që unë jam përballur me të”.

“Nuk është vetëm pse ata zhvendosin topin shpejt. Ata kanë edhe lojtarë të shpejtë dhe me topin ata janë shuam të fortë një përballë një”.

“Është e pabesueshme se si ata lëvizin, si qëndrojnë dhe si punojnë bashkë – është sikur një simfoni”, ka thënë Hojbjerg.