Liverpooli vazhdon të jetë në krizë të rezultateve.

Kampioni aktual sonte po ballafaqohet me ekipin e fundit në Premier League, Sheffield United që ka grumbulluar vetëm 11 pikë gjatë gjithë këtij sezoni.

Në pjesën e parë Liverpooli kishte disa raste me Roberto Firmino, Trent Alexander Arnold e Mohamed Salah por nuk arriti të shënonte.

Skuadra e Jurgen Klopp është në vendin e 6-të në tabelë me 40 pikë, 5 larg nga zona e Ligës së Kampionëve.

Synimi kryesor i ‘të kuqve’ tani mbetet të sigurojnë pjesëmarrje në garën më prestigjoze të futbollit në Evropës.