Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë për të parë nga afër zhvillimet në zonat e prekura nga zjarri nëpër fshatrat e kësaj komune për shkak të temperaturave të larta.

Në njoftim të lëshurar nga komuna, thuhetse Lladrovci bashkë me zjarrëfiksit janë në zonat ku janë përfshirë nga zjarri.

”Edhe në këto orë të vona, zjarrfikësit po bëjnë luftë me zjarrin për ta lokalizuar. Me ta po qëndron edhe kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci. Për shkak të motit të nxehtë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe vështirë për t’ u lokalizuar,megjithatë, zjarrfikësit nuk janë duke u ndalur” thuhet në njoftimin e komunes së Drenasit.