Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci është kryetari i ri i Komunës së Drenasit. Ai ka fituar 14 mijë e 242 vota, apo 62,69 për qind të votave.

Sipas rezultateve në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me të gjitha votat e numëruara nga 72 vendvotime,  kundërkandidati i Lladrovcit nga radhët e Nismës, Isa Xhemajlaj ka marrë 8 mijë e 476 vota, apo 37, 31 për qind, shkruan Express.

Festimet për fitoren e Lladrovcit në Drenas tashmë kanë filluar. Qytetarët kanë dalë në rrugë dhe po festojnë fitoren e PDK’së.

Lladrovci, duke shpallur fitore, ka thënë se në balotazhin e sotëm u dëshmua se “forca e PDK’së është Drenasi dhe Drenica”.

Nisma për Kosovën ka pranuar humbjen por ka akuzuar ish-kandidatin e pavarur, Xhavit Drenori se nuk i ka udhëzuar votuesit e tij që të votojnë për Xhemajlajn.