Analisti politik Arben Llalla mendon se Maqedonia shkon drjetë zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të forcuar pozicionet VMRO dhe BDI.

“Maqedonia drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonëshme për të forcuar pozicionet VMRO dhe BDI. Veç kanë filluar këto dy parti takimet me votuesit e pakënaqur duke rregjistruat edhe votuesit e diasporës për të rifituar VMRO tre deputetët që nuk i fitoj në zgjedhjet e 11 Dhjetorit. Por kur do mund të mbahen këto zgjedhje? Në Maj bashkë me zgjedhjet vendore. Dashuria e disa drejtuesve të BDI ndaj atyre të VMRO është e fortë, vetëm vdekja mund ta prishi këtë dashuri e cila tashmë është bërë publike edhe nga përgjigjet prej disa vitesh. VMRO deri më 29 Janar do përfitojë kohë, më tej ka afat edhe LSDM, ofertën e së cilës nuk do ta pranojë BDI. Pranvera nuk do sjelli vetëm çeljen e luleve, por edhe gënjeshtrat e reja politike…” ka shkruar Llalla./TetovaSot/