Redaktori i Tv Sitel, Dragan Pavlloviq, i cili është i dyshuar në dy raste të PSP-së, “Total” dhe “Trevnik”, sot pothuajse 1 orë e gjysmë ka qenë në Prokurorinë Speciale Publike, transmeton FOL.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, ai doli nga dera e pasme e PSP-së dhe me shpejtësi u drejtua drejt makinës së tij.

Në pyetjen e gazetares së Alsatit se pse ka qenë i thirrur në PSP ai tha thjeshtë se ka qenë për të tërhequr një dokument dhe nuk zbuloi se për çfarë dokumenti bëhet fjalë.

“Nuk isha të merem në pyetje, isha për të marrë një dokument, punë për mua se çfarë dokumenti”, tha Llatas.

https://youtu.be/KR5hhqco8SY