Gazetari kontraverz në TV Sitel, Dragan Pavlloviq Llatas, ka dalë me një deklaratë dhe me porosi që të mos votohet Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Ai që do të votojë në Shkup për Zaev dhe kanonizim, e ka shitur maqedonasin në Kumanovë,… dhe kudo që maqedonasit janë minoritet, do të ikin, ajo është Kosova, tha Llatas.

‘Nëse më 11 dhjetor votojmë për Zoran Zaevin dhe për lidhjet e tij me nëntokën shqiptare, ne mbaruam, ne do të jemi në mëngjes në Kosovë, mendo se çfarë do të bësh me shtëpinë tënde. Shkupi, veçanërisht Qendra, Karposhi dhe të tjera janë në zonën shqiptare, të mos mendohet se ajo vlen vetëm për Çairin. Gjithkund ku ka dygjuhësi, do të jetë kanton, Zaev thotë se komunat në Maqedoni duhet të kenë të drejta të ndryshme’, thotë Llatas ndër të tjera.