Skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll po vazhdojnë të kryejnë testimet për Covid-19.

Shumë prej tyre e kanë kryer këtë testim, ndërsa rezultatet për të gjitha kanë dalë negativ.

Klubi i radhës që ka njoftuar se nuk ka futbollistë të infektuar është Fc Prishtina.

“FC Prishtina nuk ka të infektuar. Bardhekaltrit kryejnë me sukses testet për COVID-19.Pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, qendra në Prishtinë, prishtinasit kanë dal të gjithë negativ në testin për COVID-19. Futbollistët e skuadrës do të vazhdojnë të qetë përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale me Drenicën më 2 qershor në “Fadil Vokrri” që do të fillon nga ora 18:00″.

FC Prishtina nuk ka të infektuarBardhekaltrit kryejnë me sukses testet për COVID-19Prishtinë, 26 maj 2020 – Pas…

Gepostet von FC Prishtina am Dienstag, 26. Mai 2020