Shumë njerëz janë pikëlluar me lajmin e vrasjes së Ermal Kamberaj në Mitrovicë.

Lokalet në këtë qytet përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar që në kundërshtim të kësaj vrasje të mbyllen të gjitha kafiteritë.

“Kërkes për të gjitha kafiterit e Mitrovicës: Në shej respekti ndaj Ermalit dhe shej proteste ndaj akti barbar ti mbyllim kafiterit dhe te marim pjesë në varimin e vllaut tonë. Nga ora 16:30 deri përfundim të varimit”, thuhet në njoftimin e një barit “Barcode” në Mitrovicë.

Mbrëmë 24 vjeçari u qëllua me tre plumba në një lokal nate në Mitrovicë për shkak të një tavoline. Ai ishte menaxher në lokalin “Check In” ku edhe u vra.

Vrasësi i tij vazhdon të jetë në arrati. Ndërsa Kamberaj varroset sot në varrezat e Shipolit në orën 16:30./arbresha.info

18308925_10155153172385692_1100053151_n18308975_10155153172400692_135433382_n18337206_10155153172455692_337323662_n