Ndarja e një prej çifteve më të famshme të showbizit shqiptar bëri bujë të madhe në mediat rozë dhe vazhdon të jetë akoma shumë e komentuar.

Fjala është për reperin e njohur ferizajas, Mozzik dhe tashmë ish-partneren e tij, Loredana Zefin, të cilët i dhanë fund romancës së tyre disavjeçare muaj më parë.

Ndonëse reperi shqiptar nuk është deklaruar ende rreth ndarjes, artistja Zefi siç shihet vazhdon me ‘thumba’ e postime të ndryshme ndaj ish-bashkëshortit.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ku një postim i saj i publikuar në InstaStory mendohet t’i jetë drejtuar babait të vajzës së saj, Mozzik.

“Nëse nuk je i lumtur me jetën tënde tani, vetëm kujtoje që është dikush që e ka takuar ish-in tënd duke menduar se janë special”, është mbishkrimi që biondja ia ka vënë këtij postimi.

Këtë javë, këngëtarja Zefi shkëlqeu në eventin e madh të ndarjes së çmimeve në Evropë, MTV EMA 2019, duke u shpërblyer me çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane”.

Pas marrjes së çmimit, 24-vjeçarja u deklarua se është shumë e lumtur që u shpall artistja më e mirë zvicerane, edhe pse zviceranët nuk e pëlqejnë aq shumë, për shkak të skandalit që pati muaj më parë me një çift zviceran, megjithëse sukseset e saj në karrierë nuk kanë të ndalur.