Në shenjë dhimbje dhe pikëllimi të aktivistit Astrit Dehari i cili ndërroj jetë të shtunën, Lëvizja Vetëvendosje dhe qytetarë të shumtë janë duke bërë homazhe në qytetin e Prishtinës, pikërisht tek teatrit.

Në shenjë të ndarjes së dhimbjes me familjarët dhe miqtë e Astrit Deharit po vendosen lule dhe janë duke u ndezur qirinj të shumtë, shkruan Indeksonline.

Përmes këtyre homazheve dhe në nderime të Deharit, shumë qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të ndarë dhimbjen e madhe për të ndjerin, familjarët dhe miqtë e tij pas ndarjes nga jeta gjatë ditës së djeshme.

Duke ndezur qirinj dhe duke iu përulur kujtimit për të janë parë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputete nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, deputeti Smajl Kurteshi, deputeti i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca dhe shumë personalitete të këtij subjekti./Indeksonline/

6_1478447895-9406568 14938075-1575976179094731-317491321-n 14958965-1576029622422720-1514018119-o 14961507-1575975505761465-425467217-n 14970979-1576029082422774-60112239-o 14971695-1576028999089449-1166262007-o 14976240-1575974795761536-2000977746-o