”LPM dhe Janko Baçev sfidon drejtësinë apo është i instrumentalizuar ?!

Pas  sjelljes së  vendimit të kuvendit  për shpërbërje  sot ,  deri te Gjykata Kushtetuese ,  u dorrëzua  nisma  për vlerësimin e kushtetuetshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij vendimi nga ana e Janko Baçev Kryetar i LPM, një parti satelite e  VMRO- DPMNE-së. Me këtë rast portali fol mori nje prononcim  nga analisti politik Qenan Aliu , që  njëherit është edhe  njohës i mirë i  çështjeve juridike. Ai në prononcimin e tij  në lidhje me këtë nismë të  Janko Baçev-it  u shpreh:

bacev

”Lëvizja Popullore për Maqedoninë e kryesuar nga Janko Baçev, sot ka dorëzuar Inicijativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjëshmërisë të VENDIMIT për shpërbërjen e parlamentit. Kuptohet sipas rregullores për punën e Gjykatës kushtetuse secili ka të drejtë të ngrenë iniciativë para gjykatës për vlerësim, andaj kjo është e drejtë edhe kësa partie. Megjithate, diçka është indikative. Pse kjo parti p.sh. nuk  ngriti iniciativë në prill kur po ky parlament miratoi Vendim për vetshpërbërrje edhe ate me afat të prolonguar ? Madje sa që më kujtohet kjo ishte partia politike e vetme përveç Vmro-Dpmne-së që për datën e përcaktuar me 5 qershor dorëzoi listat për garim në zgjedhje edhe pse KSHZ ua refuzoi për shkak të mos kompletimit në pajtim me dispozitat ligjore. Janko Baçev u ankua pak por kurë nuk sqaroi se pse kjo parti nuk dinë ti kompletoj listat sipas normave ligjore, por bënë zhurmë kur ato i kthenë KSHZ-ja. Shtrohet pyetja se kjo parti ç`truk e pati atë aplikim për garë atëherë? Kësaj rradhe, jo që mohohet e drejta e iniciativës, bile ndaj mendimin se arsyetimi është plotësisht me të drejtë bazuar në shkelje të dispozitës kushtetuese dhe Kodit zgjedhor, por thjesht shtrohet pyetja se a mund të jetë e instrumentalizuar LPM dhe z. Baçev për qëllime tjera p.sh. të prolongimit të zgjedhjeve. Meqë, Gjykata kushtetuese ka zbatuar precedent, ajo duhet këtë iniciativë ta shqyrtojë me prioritet-URGJENCË. Kjo njëherit është edhe sfidim i rradhës i Gjykatës kushtetuese  u shpreh  Qenan Aliu për fol.

© fol.mk