Lëvizja Popullore për Maqedoninë e ndanë dhe mbështetë shqetësimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për deklaratat e Radmilla Shekerinskës për agjencinë “Blumberg”, se anëtarëria në NATO do ta mbrojë Maqedoninë nga përzierja ruse, përcjell Zhurnal.

“Deklarata e tillë e Shekerinskës interpretohet me fjalë tjera të pabaza dhe e bënë Rusinë si vend armik kundrejt Maqedonisë dhe e rënon konceptin e marrdhënieve fqinjësore me Rusinë. LPM e rikujton Shekerinskën se Rusia është fuqi botërore dhe anëtare e Këshillit për Siguri të KB me të drejtë të veto-s, e pranon Maqedoninë nën emrin kushtetutes dhe asnjëherë nuk e ka sjellë në pikëpyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, identitetin e popullit maqedonas, dhe gjithashtu edhe Presidenti rus Putin në një fjalim të hapur deklaroi se shkrimi rus i dedikohet Maqedonisë. Për këtë shkak, përpjekja e Shekerinskës ta prezantojë Rusinë si vend që përzihet në punët e brendshme është kulmi i diletantizmit politik, duke patur parsysh që Shekerinska është në politikë tani më 27 vjet”, thuhet në komunikatën e LPM.