Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar në lidhje me lajmin se BDI ka marrë disa aktivist të tyre nga Saraji

Në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, LR-PDSH ka thënë se ata kanë qenë aktivist të BDI-së dhe se BDI nuk duhet të merret me gënjeshtra por të rehabilitoj veten nga, siç thonë nga LR-PDSH, krimet dhe aferat e tyre.

”Në momente kur të gjithë braktisin BDI-në, pushteti po inskenon një situate kur njerëz të BDI-së kalojnë në BDI. Lajmi s’ka të bëjë me të vërtetën, ndërsa për ideatorin e kësaj ngjarjeje, Blerim Bexheti, në vend të merret me rehabilitimin e tij politik dhe nuk mundet t’i shëroj plagët e tij komprotiuese, korruptive dhe amorale i ka dhënë vetes detyra partiake për ta rritur rejtingun e tij me trafikime parazgjedhore. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do ta kuptoni fuqinë reale të ‘Aleancës për Shqiptarët’. Saraji është dhe do të ngelet bastioni i Aleancës Për Shqiptarët!” thonë nga LR-PDSH për Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/