Sot në selinë e LR-PDSH-së, Sekretari i  përgjithshëm i kësaj partie , Arben Taravari, si dhe përgjegjësi i Departamentit Juridik Alil Fetai, mbajtën një konferencë për shtyp, në lidhje me përfundimin e afatit pë regjistrimin e votuesve të kontestuar, ku me ҫrast mbi 30 mijë shqiptarë u privuan nga e drejta e tyre kushtetuese për të qenë votues të barabartë me qytetarët tjerë .

Në vazhdim teksti integral i konferenës së sotme të LR-PDSH-së:

 

Marrëveshja e Përzhinos, duket se ka sërish shqiptarët si subjekt sulmi, duke na kthyer si gjithnjë në Kllounin e Përndjekur të qeverisë! Të gjithë menduam që Prokuria Speciale do të ishte një insitucion që më në fund do të vendoste drejtësinë në vendin e duhur, por dëshpërimisht ende nuk shohim rezultate! Me lëndë të pashembullta Kriminale në duar, me qindra e mijëra përgjime të paligjshme, ku dëgjohen të artikuluar nga A-ja deri në Zh, vepra montruoze kriminale nga politikanët e Pozitë-Opozitës Qeveritare, u morën me rastin krejt absurd të fshirjes së 41 788 votuesëve nga listat zgjedhore ku rreth 35 000 janë shqiptarë të Diasporës!

Pushteti me Trojkën Besnike “VMRO/BDI/PDSH” dënuan si gjithnjë shqiptarët dhe si gjithnjë padrejtësisht! Ata zhvendosën fokusin nga krimet e vërteta si janë: Rasti i Pustecit ku votuesit janë pajisur me letra njoftimi FALLCO! Bodrume të mbushura me THASË ME VOTA që prisnim në gatishmëri URDHRAT E SHEFAVE për tu zbrasur në kutitë që duhej të ishte fjala e lirë e qytetarit!

Disa pyetje për Binomin BDI-PDSH: 

1. Çfarë shpjegimi keni ju për eleminimit të rreth 30 000 votuesëve shqiptar? 
2. Çfarë përgjigje objektive keni ju për numrin e personave që janë paraqitur në KQZ, vetëm 8000?! 
3. Po na ftoni që të ndajmë shtetin duke na hequr të Drejtën e Votës, sepse ju praktikisht po i hiqni të Drejtën e Votës shqiptarëve, të cilën ia garanton Kushtetuta? 
4. Pse i keni frikë shqiptarët e Diasporës? 
5. Pse po i përzini dy herë nga toka e tyre shqiptarët e Diasporës? 
6. A e dini se të Ardhurat e Shqiptarëve të Diasporës janë Shtyllë Ekonomike për shtetin tuaj? 
7. E dini që Struga rrezikon të mos jetë më shqiptare me heqjen e të drejtës së votimit 30 000 shqiptarëve të Diasporës? 
8. E dini se Kërçova rrezikon të mos jetë më Komunë Shqiptare me heqjen e të drejtës së votimit 30 000 shqiptarëve të Diasporës? 
9. A ndjeheni fajtor, a u bren ndergjegja?! 
10. A mendoni se mund t’iu falim ndonjëherë?

Në mënyrë të menjëhershme, kërkojmë nga të gjithë faktorët politikë që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos, të tërheqin Kërkesën e Çmendur të eleminimit nga të Drejtat e Plota të këtij vendi shqiptarëve të Diasporës! Këto tentativa të pastra për të lënë shqiptarët pa shtet prekin pjesën më të ndjeshme tonën si janë shqiptarët e Diasporës, secili nga ne aty ka një vëlla, motër, nip apo mbesë! Atdheu nuk është toka, është të drejtat që ke mbi atë tokë, ndaj askush nuk ka të Drejtë që ata 35 000 shqiptarë ti lërë pa Atdhe!

Departamenti për Informim, LR-PDSH
22.08.2016

© FOL