Me vendimin e Shtabit Qendror Zgjedhor të LR-PDSH për tu zgjedhur të gjithë kryetarët e shtabeve të degëve të kësaj partie , në Kërçovë me datë 05. 10. 2016 në zyrat e Lëvizjes për Reforma në Kërçovë, kryesia e degës bashkë me shumicën e kryetarëve të nëndegëve, unanimisht vendosi që dega e Lëvizjes nga data e lartpermendur të kalojë në shtab me çka u zgjodhen edhe dy kryetarët e shtabit, z. Remzi Mehmedi i cili me automatizëm si kryetar dege do të jetë edhe kryetarë shtabi dhe për bashkëkryetar tjetër u zgjodh biznesmeni por njëherit edhe veprimtari z.Isa Xhaferri. Për pos zgjedhjes se dy kryetarëve të shtabit zgjedhor, u zgjodh edhe sekretari i shtabit, Mr. Abdulla Sejdini i cili njëherit është edhe sekretar i degës se Lëvizjes për Reforma në Kërçovë. Në këtë mbeledhje poashtu u vendos që deri në fundjavë të zgjidhen edhe nga dy kryetar të shtabeve në çdo nëndegë ndërsa për strukturat tjera të shtabit të degës do të vendoset në mbledhjet e ardhëshme!
05.10.2016 Kryesia e Degës së LR-PDSH Kërçovë

© fol.mk