Dënojmë ashpër sulmin terrorist në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, me çrast u humbën shumë jetë të njerëzve të pafajshëm. Sot ne të gjithë jemi pjesë e dhembjes dhe e trishtimit, jemi të gjithë pjesë e tragjedisë dhe solidarizohemi me familjet e të vrarëve dhe me popullin turk. Akti i shëmtuar terrorist mori shumë jetë të njerëzve të pafajshëm dhe e pikëlloi thellë mbarë njerëzimin. Ngushllime me të sinqerta familjeve që humbën të afërmit e tyre, ngushllime, popullit dhe qeverisë turke, si dhe ambasadës turke në RM, për këtë tragjedi që tronditi gjithë botën e civilizuar. Urojmë që të plagosurit të shërohen sa më shpejtë dhe mbështesim fuqishëm Qeverinë turke për përcaktimin e sajë në mbrojtjen e paqës në botë dhe luftën kundër terrorizmit së bashku më shtetet e aleancës së NATO-s.

Zyra për  informim
LR PDSH- Tetovë
29.06.2016