LR-PDSH ka filluar procesin e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese për vendosjen e kryqit në komunën e Butelit, respektivisht votimin e propozim-vendimit nga ana e Këshillit komunal të Butelit.

Pasi që si akt, thyen Kushtetutën e vendit, departamenti juridik në LR-PDSH ka depozituar ankimimin për këtë vendim.

Me arsyetimin se është e ndaluar që në vende publike apo kryqëzime rrugësh të vendosen materiale urbane, siç është edhe kryqi, gjithashtu kryhet ndasi etnike apo fetare apo acarim të marrëdhënieve ndëretnike. Vendimi për vënien e kryqit në komunën e Butelit thyen Kushtetitën e vendit në Nenin114 ku është cenuar e drejta e Badenterit në momentin kur është sjellë vendimi në këshillin e komunës së Butelit.

Si pasojë e thyerjes së mjaft ligjeve me votimin e vendimit për vënien e kryqit në komunën e Butelit. Lëvizja për Reforma-PDSH i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ankimim të atij vendimi, ndërsa pritet përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë.