Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar Ligjin, me të cilin do ti jepet e drejtë Presidentit të Shtetit që të amnistojë persona të gjykuar për parregullësi zgjedhore për LR PDSH paraqet goditjen e rradhës në sistemin e drejtësisë dhe të së drejtës.

LR PDSH konstaton se ky vendim është i inicuar nga vetë pushteti, i cili ka instaluar gjykatës politik në Gjykatën Kushtetuese të RM-së dhe ka për qëllim të bllokojë punën e Prokurores Speciale e cila tanimë ka ngritur akuza për zyrtarë shtetëror që janë të implikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në paregullësi zgjedhore dhe falsifikim zgjedhor.

LR-PDSH, edhe njëhërë u bën thirje të gjitha forcave politike në Kuvendin e RM-së që sa do që të përpiqen të ndryshojnë Ligjet nuk do të mund të ikin nga përgjegjësia penale, të gjithë kryerësit e veprave penale që kanë të bëjnë me falsifikim e zgjedhjeve, proceseve te montuara politike, krimit të organizuar, etj.

Kërkojmë mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tyre për mbrotjen e institucioneve duke filluar nga Gjykakat e deri tek institucioni i Presidentit të cilët janë në shërbim të pushtetit dhe po tentojne ti mbrojnë pushtetarët nga përgjegjësia penale.

Lëvizja për Reforma – PDSH