Funksionar i lartë LR-PDSH-së, i pyetur nga Tetovasot, në lidhje me zërat se tashmë janë caktuar bartësit e pozicioneve udhëheqësë të kësaj partie në qeverinë e re reformatore që pritet të drejtohet nga Zoran Zaev i LSDM-së i hedh poshtë si të pavërteta dhe si spekulime nga media dhe individ të papërgjegjshëm të cilët duan të krijojnë huti si brenda vetë LR-PDSH-së ashtu edhe koalicionit Aleanca për shqiptarët .Sipas zyrtarit të lartë në hierarkinë e LR-PDSH , bëhet e ditur se deri sot, as që është diskutuar ndarja e dikastereve qeveritare e as më pak caktimi i njerëzve që do të drejtojnë këto poste. Nëse eventualisht do të merret vendim për pjesëmarrje direkte në qeverin e ardhshme, për ne si LR-PDSH është shumë më e rëndësishme implementimi i platformës zgjedhore si dhe pikat e deklararatës së përbashkët se sa vetë postet drejtuese.Me vendim të Kuvendit Qendror të LRPDSH-së , që u mbajtë në Strugë është vendosur që vendimin përfundimtarë do ta merr kryesia Qendrore e partisë e cila pritet të mblidhet javës së ardhshme , kur edhe pritet rikthimi i plotë i Kryetarit Sela, andaj të gjitha këta zëra për ndarje dikasteresh dhe përfolje të emrave si bartës të këtyre dikastrereve janë tendencioze dhe të porositura për të krijuar huti në opinion. Ne si LR-PDSH , gjithmonë kemi qenë transparent dhe do vazhdojm të jemi të till.Çdo vendim që do të merret të jeni të sigurtë se i gjithë opinioni do të njoftohet në kohë dhe në mënyrë korekte tha zyrtari i lartë i LR-PDSH për portalin Tetovasot