Kryetari i LR-PDSH-së z. Ziadin Sela në konferencë për shtyp, lidhur me qëndrimin e kësaj lëvizje për pjesëmarrjen eventuale në zgjedhjet e 5 qershorit tha:
 
”Kryesia Qendrore e LR-PDSH konstaton që standardet nuk janë plotësuar. Do të presim se çfarë kahje do të marrin zhvillimet politike deri me datën 15 Prill kur edhe KSHZ-ja të paraqes raportin final. Ne do të vazhdojmë që opinionin ta informojm për qëndrimet tona politike”, theksoi z. Sela.
Ai gjithashtu i bëri thirje edhe Bashkësisë ndërkombëtare Unionit Europian dhe SHBA-ve që të shtojnë presionin te aktorët politik të cilët janë të interesuar që të manipulojnë edhe njëherë vullnetin për ndryshim dhe demokratizim të kësaj shoqërie e cila që natyrisht meriton shumë më tepër se sa kjo situatë e tanishme.
Zgjedhjet në qoftë se do të mbahen do duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrje të të gjitha subjekteve politike të cilat do të garantojnë si minimumin e standardeve që duhet për tu plotësuar që zgjedhjet të quhen korrekte dhe të pranuara nga të gjithë. Në fund z.Sela shtoi se : ”Shqiptarët,subjektet politike shqiptare , Lëvizja për Reforma-PDSH është shumë e interesuar për legjitimitet të pakontestuar nga asnjë palë, sepse mendojmë se këtë lëgjitimitet duhet ta shfrytëzojmë për të mirën e tyre ku marrim votën, për të mirën e shqiptarëve. /fol.mk