Pas iniciativës të asaj kohe kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela për të reformuar Partinë Demokratike Shqiptare e cila parti ishtë bërë peng e një lideri i cili tani më kishte humbur kredibilitetin për të udhëhequr me partinë e cila parti ishte ngritur nga idea dhe filozofia politike e liderit dhe politikanit të pazëvendësueshëm tani më të ndjerë Arbër Xhaferit dhe të bashkëmendimtarëve të tij dhe pas shumë e shumë takimeve me aktivistēt e vërtetë të PDSH duke vizituar çdo degë e nëndëge , çdo vendbanim shqiptar , duke mbajtur kuvende të degëve si dhe duke zgjedhur strukturat e vërteta të partisë , më 21 mars 2015 mbahet Kongresi i rregullt i PDSH ku për kryetar zgjedhet Ziadin Sela si dhe strukturat udhëhqëse të partisë ,synim i së cilës parti dhe lidership do të ishte ndjekja e rrugës së Arbër Xhaferit dhe realizimi i platformës shqiptare që ishte dokument i hartua nga Arbër Xhaferi .

Tani dy vite pas pikërisht ky kongres dhe këta politikan që u legjitimuan nga ky kongres treguan shumë qartë se janë ideatorët dhe realizuesit e ndryshimeve të vërteta që po ndodhin dhe do të ndodhin në politikbërjen shqiptare në Maqedoni .

Nëse para dy viteve ishte absurde që mes partive shqiptare të nënshkruhet dhe realizohet një bashkëpunim parazgjedhor , tani më ky është një realitet sepse për herë të parë gjatë pluralizmit politik në Maqedoni tri parti shqiptare koalicionuan dhe garuan në zgjedhje nën ombrellën e Aleancës për Shqiptarët .

Nëse deri në zgjedhjet e parafundit partitë politike shqiptare garonin se cila do ta zë vendin e para në qeverinë e ardhëshme e me këtë duke ulur edhe peshën e votës shqiptare , tani më partitë shqiptare kanë krijuar një parim ku rrespektohet fituesi i zgjedhjeve dhe i jepet mbështetje për pikat që janë në interes të shqiptarëve .

Nëse deri në zgjedhjet e parafundit partitë politike shqiptare janë bërë pjese e qeverisë pa nënshkruar ndonjë marrveshje ku do të mbroheshin dhe realizoheshin të drejtat e shqiptarëve , tani më u krijua tryeza e partive politike shqiptare si dhe u krijua Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare dhe se tani më qeveritë e reja do të bëhen vetëm mbi parimin e rrespektimit dhe realizmit të pikave të deklaratës ose deklarave tjera që do të mund të krijohen në të ardhmën .

Kjo është rëndësia e madhe e kësaj date e cila datë përpos që sjell ditën e pranverës , sjell edhe pranverën në politikën shqiptare në Maqedoni ku tani më partitë politike kanë një qasje krejtësisht tjetër ndaj fenomenve politike dhe se realizimi i tyre bëhet dhe do të bëhet në një formë krejtësisht Ndryshe nga e kaluara .