LR-PDSH apo Aleanca për Shqiptarët sonte (28 maj) do të vendos për hyrje ose jo në Qeveri. Por një pjesë e kryesisë ka gjasa të votojnë kundër, pasi që si problem është BDI. Jozyrtarisht mësohet nga INA, se shkas janë emrat e propozuar për ministra nga BDI, që vlerësohen si kuador të dobët dhe që nuk janë dëshmuar në karrierën e tyre profesionale. “Do e shqyrtojmë mundësinë edhe për të mos qenë në Qeveri. Këtë e ka thënë edhe lideri ynë. Por sigurisht se qeverisja reformatore kërkon njerëz dhe kuadro të mirëfilltë, të dëshmuar dhe sinjali i parë që vjen nga BDI është se kemi kuadro që nuk janë të kalibrit të tillë, pasi që kemi dy tre kuadro që kanë qenë vazhdimisht në funksione dhe që nuk kanë pasur rezultate.”, thotë për INA, një anëtar i lartë i Aleancës.

Po ashtu një ky kamp politik janë të irituar nga veprimet e Ali Ahmetit, i cili manipulon me emrin e LR-PDSH, gjoja se kjo parti në pako me BDI po diskuton për hyrjen në Qeveri.

“Ai edhe sonte përmendi ministritë që i ka negociuar lideri ynë me mandatarin. Ai nuk ka të drejtë të bëj rolin e telallit. Nëse do përmend, le ti përmend ministritë e LSDM. Ne ende kemi për të diskutuar me LSDM dhe nuk kemi finalizuar asgjë, derisa BDI si zakonisht i ka kryer punët që në ditët e para, duke shpejtuar për ti ndarë postet”, theksuan nga LR-PDSH. (INA)