Në raportin e fundit të organizatës për mbikqyrje dhe zgjerimin e lirive në vendet demokratike “Freedom house”, Maqedonia radhitet mjaft ulët në një kategori me shtetet afrikane dhe aziatike lindore si pasojë e mosfunksionimit të qeverisë, e cila sipas përgjimeve është implikuar në skandale dhe mashtrime elektorale duke rinuar barazimin politik të pozitës me opozitën që si zgjidhje përfundimtare kërkohet ndihma e BE-së për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë këtij viti (2016).

Raporti hedh shqetësimin e ngufatjes së demokracisë në vend, dhe si e tillë Maqedonia ka rënie në avancimin e lirive individuale, të shprehjes dhe lirisë në media, por edhe në të drejtat e minoriteteve që do të thotë se vendi gjithnjë e më shumë tendencë të izolimit demokratik, pra kalimit të një sistemi të kontrolluar diktatorial ku vendi radhitet në një kategori me shtetet afrikane Nepal, Guinea etj.

Ky raport negativ për vendin, është hap prapa drejt hapjes demokratike që do të duhej në normalitet të përjetonte Maqedonia, por si duket institucionet shtetërore veprojnë për të cunguar liritë demokratike që sjell efekt në ngecje në të gjitha fushat, sidomos në aspiratën e vendit për integrime euro-atlantike.