Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni është bërë një problem akut që kërkon zgjidhje të menjëhershme, për të cilën kërkohet ndryshimi i jo vetëm pushtetit aktual, por dhe sistemi politik i shtetit. Në bazë të konkursit të hapur nga Federata e futbollit nëAkademinë e sportit si klasë e disperzuar në Tetovë, ku qyteti i Tetovës përbën shumicën dërrmuese të popullsisë shqiptare, nëkonkurs pranohen vetëm dy maqedonas, duke i anashkaluar tërësisht shqiptarët të cilët dhe janë të pajisur me liçencë perofesionale.

Konkursi i hapur për Trajner është hapur në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ku përfaqësues shqiptar janënënkryetari Muhamet Sejdini nga Kërçova; sekretari teknik Enver Sulejmani nga Tetova, dhe Ajetali Dervishi – Tushikryetar komisioni dhe askush nuk e merr përgjegjësinë e këtij diskriminimi, ku nga tre trener janë pranuar dy të etnitetit maqedonas, dhe i treti shqiptar por ende i pa konfirmuar nga organet e FFM-së.

Akademia e sportit funksionon si paralele e disperzuar te shkolla e mesme “Brico” – Shkup, ku në konkursin e hapur pranohen 2 kuadro maqedonas (trajner maqedonas me emrat Borçe Mirçevski, trajner kryesor dhe Aleksandar Pishovski, ndihmës trajner).

Lëvizja për Reforma – PDSH reagon ndaj këtij konkursi qëdiskriminon shqiptarët, ndërsa favorizohen vetëm masqedonas, të cilët dhe më poshtë do të jenë të paraqitur me fakte konkrete. LR-PDSH kërkon përgjegjësi nga autoritetet e këtij pushteti, se pse në konkursin e hapur hapur diskriminohen shqiptarët, të cilët dhe ata janë participues në këtë shtet njëjtë sikurse maqedonasit!?

Departamenti për sport dhe kulturë, LR-PDSH

07.10.2016