Grupi negociator i LR-PDSH sot do të takohet me grupin e punës të LSDM ku do të shpalosen programet partiake dhe prioritetet. LR-PDSH siç u paralajmërua nga kryesia e kësaj partie pas mbledhjes së djeshme do të ketë për bazë programin e saj parazgjedhor dhe pikat e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare. Në ekipin negociues janë Arben Taravari, Agon Ferati, Elmi Aziri dhe ekspertë të tjerë që do ti bashkëngjiten këtij grupi, varësisht nga kërkesat që diskutohen.(INA)