Propagandimi i sportit është në platformat e çdo partie politike, dhe LR PDSH nuk bën dallim në këtë aspekt. Duke përcjellur zhvillimin e sportit në Maqedoni shohim se platforma e Lëvizjes për Reforma PDSH për sportin dhe rininë nuk është thjesht një utopi, për një investim i rëndësisë së veçantë për ta ngritur rininë në përgatitje fizike dhe psikike. Për këtë jo pa shkas po ndërlidhemi me ngjarjet më të fundit që ndodhin në Futboll, si sporti më popullor ndër ne.
Liga e parë e organizuar ne Republika e Maqedonisë gjithmonë ka pasur një organizim të hidhur me pasoja të natyrës politike, duke dëmtuar apo prishur rregullat gjatë vijimit të kampionatit. Gjatë gjithë kampionatit organizimi i ndeshjeve ku protagonistë janë ekipet shqiptare të bie në sy një demonstrim force i aparatit shteteror me policinë elite me vetmin qëllim për të mbjellur frikë dhe përçarje. Veprimet dhe mosveprimet e FFM në kampionatin që po zhvillohet janë alogjike dhe të qëllimshme për të prishur futbollin si një sport rekreativ në këtë shoqëri. Për të mundësuar këtë katrahurë jashtë gjitha normave logjike kanë faj të madh edhe udhëheqësit e ekipeve shqiptare sidomos të futbollit, që në vazhdimësi luajnë rolin e njërit sy qorr, dhe duke ju mundësuar realizimin e projekteve diskriminuese.
Sipas rregulloreve te FIFA dhe UEFA çdo fyerje mbi baza racore, fetare dhe gjinore eshtë rreptësisht e ndëshkueshme. Të gjitha konventat e sportit kanë moto Respekt, Fer Play, Jo diskriminimit dhe jo racizmit. Impotenca e pushtetit për të organizuar sigurinë publike nuk do duhej të shprehet me penalizimin e sportit shqiptar, sa herë e ndërpresin lojën shqiptarët për fyerje raciste. Ne na mbetet që këtë situatë ta ndryshojmë dhe për këtë do duhet të merremi më seriozisht me Sportin, prandaj duke e dëmtuar sportin këta dëmtojnë indin më të shëndoshë të shoqërisë sonë , ata që me pa turpësi po cënojnë rininë shqiptare në Maqedoni duhet të marrin përgjigjen e klasës politike shqiptare, këtë u kemi borxh rinisë sonë.
Departamenti i Sportit LR-PDSH