“Institucionet e sistemit duhet të merren me rastet e shprehjes së urrejtjes nacionale dhe thirrjeve për linçim që vijnë nga protestat e VMRO-DPMNE-së, ndërsa qytetarët duhet të jenë të qetë për shkak se regjimi po bie”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. 

“Mbrëmë dëgjuam thirrje fashiste para selisë së KSHZ-së të nxitura nga kryesia e VMRO-DPMNE-së. Qytetarët nuk do të bëhen mis për top për të shpëtuar lëkurën e Gruevskit. I bëjmë thirrje atij të mos e çojë vendin drejt një konflikti të përgjskur.

Shumica absolute e votuesve, 612 mijë, votuan partitë opoziatare dhe vullneti i popullit është qartësisht për ndryshim të pushtetit, thonë nga LSDM.