Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “tërheqja nga funksioni i deputetit të deputetit të Pavle Bogoevskit paraqet akt moral dhe ndjesi të përgjegjësi personale para qytetarëve që për VMRO-DPMNE-në mbetet kategori e panjohur”.

“Dorëheqja e deputetit Bogoevski është për shkaqe morale që hapi çështjen më të rëndësishme: A do do të shfaqin përgjegjësi morale dhe të japin dorëheqje, deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së të cilët akuzohen në procese gjyqësore”, thonë nga LSDM.

Ata pyesin nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të ndalojnë ta mbrojnë krimin e Nikolla Gruevskit dhe se a do të votojnë për marrjen e mandaitit të tij.

“Derisa partia opozitare nuk jep përgjigje për këto pyetje, s’ka kredibilitet të flas për moral dhe përgjegjësi”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së.