Ministri i punëve të brendshme, Mitko Cavkov po vazhdon që t`i shërbeje familjes në pushtet në vend se qytetarëve që janë duke e paguar. Me ndryshimet e reja të Rregullores për sigurimin e personaliteteve dhe objekteve, ish funksionarët do të fitojnë të drejtën për sigurim personal, për kohëzgjatjen e rrezikut. Neve dhe tërë opinionit në Maqedoni na është bërë e qartë se pas shumë viteve sundimi kriminal në Maqedoni vijon periudha e frikës nga popullata. Ne e kemi të qartë se ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish funksionarët e tij të afërt po frikësohen që të dalin në rrugë në mesin e njerëzve pa truproja për shkak të mllefit të qytetarëve të vjedhur. Është mëkat dhe perversion që dikush vetëm për syze për diell të ketë 60.000 euro, të lejoje që ta varfëroje popullin e vet për t`ia paguar frikën, thuhet në njoftimin e LSDM-së, transmeton TetovaSot.
“Me një rregullore të këtillë, Cavkov MPB-në po e shndërron në Agjenci për sigurimin e ish funksionarëve dhe funksionarëve momental, kuptohet nga koalicioni qeveritar. Cavkov duhet që t`i sqaroje opinionit se cilat janë kriteret për vlerësimin e shkallës së rrezikut për integritetin fizik të Gruevskit dhe ish funksionarëve? Ne jemi të bindur se gjëja e vetme prej të cilës po frikësohet Gruevski është drejtësia. Ajo do ta arrije, me ose pa sigurimin policor”, thuhet në reagimin partiak./TetovaSot/