LSDM do të propozojë ndryshimin e modelit zgjedhor, përkatësisht Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, deklaroi kryeministri dhe kryetari i saj Zoran Zaev.

Zaev deklaroi se një njësi zgjedhore është kërkesë e partive më të vogla sepse ky model do tua rritë mundësitë për të fituar deputetë.

Ne në LSDM jemi të vetëdijshëm se mund të humbim disa deputetë, por në interes të demokracisë jemi të gatshëm edhe për një zgjidhje të tillë. Ky propozim do të vendoset për diskutim edhenë takimin e grupeve punuese.

Kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia do të ketë Listë të re zgjedhore. Aktuale.mk