Nuk kam koment për këto informacione. Unë personalisht nuk kam kurfarë komenti”, deklaroi për Gazetën Lajm, profesori Abdylmenaf Bexheti, lidhur me informacionet se LSDM do ta propozojë si kandidat për kryeminstër të Maqedonisë.

Këto informacione janë paraqitur në revistën Fokus. Kjo javore, që konsiderohet si e afërt me LSDM-në, në numrin e fundit ka bërë një analizë të rezultateve zgjedhore dhe mundësive të dy partive më të mëdha në vend VMRO dhe LSDM për të formuar shumicën qeveritare, shkruan Fakte. Fokus, si edhe mediume dhe analistë tjerë ka konstatuar se shqipatrët janë për momentin faktori kyç për të vendosur jo vetëm për përbërjen e re të qeverisë, por edhe për drejtimin në të cilin do të ecë vendi ynë.

“LSDM duhet të jetë e guximshme në vizionin për barazi dhe për jetë të përbashkët në Maqedoni, për liri, demokraci dhe drejtësi, të cilin e filloi Zaev, dhe e cila tërheqi shumë vota shqiptare në këto zgjedhje, dhe të propozojë një autoritet të fortë nga radhët e shqiptarëve, nga kalibri i kandidatit mbipartiak – akademikut Abdulmenaf Bexheti, për kryeministër të një qeverie të tillë.”-shkruan Fokus, duke lavdëruar tej mase Bexhetin. Kjo revistë e afërt me LSDM-në vlerëson se kjo do të ndikonte pozitivisht në shoqërinë tonë multietnike dhe se të gjitha bashkësitë etnike në vend, madje edhe vetë anëtarët e VMRO-DPMNE-së do të çliroheshin nga familja kriminale e kreut të tanishëm të kësaj partie./lajmpress.com