VMRO-DPMNE menjëherë duhet të ndalojë me qëndrimin tiranase ndaj qytetarëve dhe shtetit dhe të respektojë mesazhin e qartë nga komuniteti ndërkombëtar dhe i vendit i cili bën thirrje për mendje të shëndoshë dhe mundësimin e proceseve demokratike, ka reaguar LSDM ndaj konferencës për shtyp të Zoran Ilioskit të VMRO-DPMNE.

“VMRO-DPMNE-ja po i mashtron mashtrojnë qytetarët me federalizimin e supozuar dhe ndarjeve, vetëm për të vazhduar me krimet siç është platforma e naftës në bizneset që i bëjnë Mijalkov dhe  Gruevski në dëm të qytetarëve. Egziston program i vetëm e qeverisë së re reformuese të Maqedonisë. Pikërisht në këtë program gjendet gjithçka që e ka thënë VMRO-DPMNE, dhe nuk e ka zbatuar 10 vjet e deri tani”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se vullneti i shumicës që votuan për ndryshimin e qeverisë së re do të respektohet.

“Parlamenti do të ketë kryetar, dhe Maqedonia do të ketë qeveri të re reformuese të Maqedonisë unitare që do të sigurojë sundimin e ligjit dhe të cilësisë së jetës në një shoqëri për të gjithë qytetarët “, thuhet në deklaratën e LSDM-së.