LSDM: Është koha që Gruevski të pranojë se do të jetë në opozitë

LSDM-ja përmes një komunikate me shkrim ka reaguar ndaj ofertës së VMRO-DPMNE-së, të cilët përsëritë qëndrimin e tyre nëse LSDM-ja largohet nga Deklarata e partive shqiptare dhe nuk pranon elementetet e saj do ta mbështesin të formojë qeverinë e re.

Nga LSDM thonë se qytetarët kanë zgjedhur ndryshime më 11 dhjetor dhe kanë votuar kundër kriminelëve dhe keqpërdormimeve.

“Shumicë e konsiderueshme e qytetarëve, më 11 dhjetor zgjodhën ndryshime me 700 mijë vota. Qytetarët votuan kundër milionave të kriminelëve dhe keqpërdorimeve, kundër rrënimin sistematik të gjyqësorit, mediave, arsimit, shëndetësisë. Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja duhet të bëhen të mençur, të pranojnë se qytetarët nuk i mbështesin dhe se janë opozitë dhe të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.