Pas deklararatës së nënkryetarës së LSDM-së Radmilla Sheqerinska, e cila akuzoi VMRO-në se po mundohet të defokuson opinonin me qëndrimet e tyre për deklaratën e partive shqiptare, reaguan nga VMRO-DPMNE-ja duke thënë se pranimi i platformës nga Tirana nga ana e LSDM-së paraqet tensione serioze mes qytetarëve, duke përfshirë edhe anëtarët dhe votuesit e LSDM-së të cilët ndihen të mashtruar.

“Populli është i meçur dhe e kupton se Sheqerinska dhe LSDM-ja po e fshehin marrëveshjen për shkak se ajo përmban elemente të cilat janë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare. Asnjë deklaratë boshe e Sheqerinskës nuk do ta ulë shqetësimin tek qytetarët për të ardhmen e Maqedonisë. Sheqerinska edhe sot e bëri atë që e din më mirë dhe e praktikon për dy dekata e gjysë, të manipulojë opinionin për interesa politike”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Edhe pse përveç Lëvizjes Besa, katër partitë tjera shqiptare nënshkruese të deklaratës pranojnë se deklarata është përpiluar dhe nënshkurar në Shkup, ndërsa në Tiranë është marr garanca për zbatimin e të njëjtëts, nga VMRO-DPMNE insitojnë se kjo platformë është përpiluar nga Tirana zyrtare.