LSDM përmes një kumtesë me shkrim theksoi se VMRO-DPMNE partia që i ka keqpërdorur institucionet, nuk mund të kuptojë çka do të thotë sundimi joselektiv i drejtësisë.

“VMRO-DPMNE, e cila me vite i partizonte dhe keqpërdorte institucionet nuk ka kapacitet të kuptojë se çka do të thotë zero tolerancë për korrupsionin dhe krim dhe çka do të thotë sundim joselektiv i drejtësisë”, qëndron në kumtesë.

Sipas LSDM-së, institucionet sot punojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të konform kompetencave të tyre, të liruar nga presionet partiake dhe në interes të qytetarëve, ndërsa ligjet vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë.

“Secili që e shkel ligjin përgjigjet për procedurat e tyre pa dallim të përkatësisë së tij etnike, fetare apo partiake dhe kjo është diferenca thelbësore që VMRO-DPMNE nuk ka kapacitet ta shikojë dhe që sjellë përfitime për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, shtohet më tej në kumtesën e LSDM-së.