Që Maqedonia të ecë përpara duhen zgjedhje të lira, fer, demokratike dhe të ndershme. Më 24 prill, zgjedhje të tilla nuk mund të ketë. LSDM-ja dhe Partnerët e koalicionit dhe partitë e tjera nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e caktuara në mënyrë të njëanshme më 24 prill, tha sot në një konferencë për shtyp lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Marrëveshja e Përzhinos u nënshkrua për të kapërcyer krizën politike dhe jo për të thelluar. Tani çdo qytetar i Maqedonisë personalisht u bind se Nikolla Gruevski nuk dëshiron zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse ai e di se do të humbasë. Këto janë arsyet e vërteta për të cilat Nikolla Gruevski nuk dëshiron pastrohet lista zgjedhore dhe lirinë e mediave”, tha Zaev.

Ai theksoi se LSDM-ja dhe partnerët e saj të koalicionit nga kjo luftë nuk do heqin dorë. Pa listën e pastruar zgjedhore dhe pa lirinë e mediave, shtoi ai, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zaev tha se data e mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është 5 qershori apo 5 korriku.