Anëtari i Komisionit për Shëndetësi në LSDM, Zllate Mehmedoviq, sot në një konferencë për shtyp njoftoi se LSDM-ja ka përgatitur propozim-ligjin me të cilin do të mundësohet kurim mjekësor pa pagesë për gjithë qytetarët e vendit.
Ai tha se ky është një nga të parët që do të dorëzohet në Kuvend, pasi siç tha, qëllimi i tyre është që qytetarët të kenë shërbime spitalore në dispozicion.

“Me këto ndryshime tërësisht do të largojmë participimin për gjithë të siguruarit. Në këtë mënyrë askush nuk do të mbetet pa shërbime spitalore, për arsye se nuk ka para të paguajë. Sipas raportit të Fondit për sigurim shëndetësor për vitin 2016, 220 mijë qytetarë vitin e kaluar kanë shfrytëzuar kurim spitalor. Mund ta paramendoni çfarë lehtësimi financiar do të ishte për të siguruarit nëse nuk do të kishin paguar participim spitalor. Sipas vlerësimeve tona rreth 420 milionë euro në vjet qytetarët kanë paguar për t’u kuruar në spital”, tha Mehmedoviq.

Ai gjithashtu shtoi se ky propozim-ligj është vetëm një nga masat që planifikojnë të ndërmarrin për ta përmirësuar shëndetësinë në vend.