Disa parti politike kanë filluar me nxjerrjen e të dhënave të para jozyrtare për disa rajoone më të vogla. Sipas Shtabit zgjedhor të LSDM-së, në disa vende shqiptare LSDM-ja ka më tepër vota se BDI-ja.

Bëhet fjalë për Tanushën, Brezën dhe Sopishtën, ku thuhet se LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja. Gjithashtu, jozyrtarisht bëhet e ditur se LSDM-ja ka epërsi në Manastir dhe disa qytete tjera.