LSDM-ja kërkon masa për mbrojtjen e qytetarëve nga ndotja e ajrit

LSDM-ja sot kërkoi që të ndërmerren masa për mbrojtje të qytetarëve për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Kryetari i Komisionit partiak për mjedis jetësor dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të LSDM-së Pece Mirçevski deklaroi se nevojiten masa afatshkurtëra në ditët e ndotjes së lartë të ajrit, si dhe politika përgjegjëse ekologjike.

“Kjo do të thotë gazifikim të Shkupit, por edhe të qyteteve të tjera. Për ndotësit më të mëdhenj të sigurohen subvencione për filtra më bashkëkohorë. Subvencionimi i pajisjeve fotovoltaike për shfrytëzim të diellit si energjens natyror”, tha Mirçevski.

Sipas LSDM-së, mbrëmë në stacionin matës Manastir 2 janë matur 808 mikgrogramë një një metër kub PM 10 grimca, që është për 16 herë më shumë nga kufiri i lejuar maksimal, në Lisiçe 714 mikrogramë në një metër kub, gjegjësisht për 14 herë më shumë mbi të lejuarën, ndërsa në komunën Qendër 625 mikgrogramë në një metër kub PM 10 grimca, gjegjësisht 12 herë e gjysmë mbi nivelin e lejuar maksimal.