Sot në Parlament duhet votuar ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor ashtu si dolën nga marrëveshja ndërpartiake e arritur pardje.

Pas arritjes së marrëveshjes, deputetet e koalicionit të LSDM-së nga sot duhet që përsëri të përfshihen në aktivitetet e rregullta të Parlamentit, pasi që disa javë i bojkotuan seancat plenare dhe nuk morën pjesë në punën e trupave parlamentare punuese.

Ndryshimet ligjore ende nuk janë futur në procedurë parlamentare dhe nuk janë dërguar deri te deputetët, sipas informacioneve jo zyrtare kjo gjë do të ndodh sot.

Sipas marrëveshjes, ndryshimet duhet që t`i përgatis ministria e drejtësisë dhe t`i dërgoj në Parlament. Në mëngjes koordinatorët e grupeve parlamentare duhet që të koordinohen me kryetarin e Parlamentit, Trajko Velanoski.

Përndryshe, në pajtueshmëri me marrëveshjen sot është afati i fundit për t`u votuar këto ndryshime në Kodin Zgjedhor