Për Menduh Thacin, plotësimi i kushteve është më me rëndësi sesa data e zgjedhjeve, përsëriten edhe dje nga partia, por nuk precizuan nëse kjo nënkupton se PDSH-ja është në hap për të vendosur bojkotin e zgjedhjeve me 5 qershor, nëse është vlerësuar se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Këtyre ditëve pritet që të bëhet më e qartë nëse Thaci po taktizon me vendimin nëse do të dal ose do t`i bojkotoje zgjedhjet, pasi që vendimi i PDSH-së mund që të bëjë kthesa se në cilin drejtim do të shkoje procesi, sidomos pas vendimit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ku porositën se zgjedhje me 5 qershor do të ketë.

Menduh Thaci duke e parë mbështetjen e vogël në terren mund që të mos ndjehet i përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në anën tjetër, analistët politik vlerësuan se LSDM-ja po tenton që ta faktorizoje PDSH-në dhe në këtë mënyrë ta bojkotoje BDI-në. Sipas tyre, vendimi i LSDM-së për t`i bojkotuar zgjedhjet e 5 qershorit e faktorizon PDSH-në dhe në këtë mënyrë e nxjerr prej balte Menduh Thaçin./TetovaSot/