LSDM kërkon fajtorë tek muslimanët për dështimin e menaxhimit me KOVID 19

Sot Ministri i shëndetësisë  Vanko Filipçe ka akuzuar qytetarët musliman të Maqedonisë Veriore për rritjen e numrit të infektuarëve me COVID19 dhe nuk jep asnjë akuzë për rastet e Kishës Ortodokse që organizuan në kishat për festat fetare.

Keqmenaxhimi dhe dështimi me organizimin e procesit për mbajtjen në trendin e rënies së të infektuarëve me masa efektive qeveria e LSDM-së po dëshiron të hedh fajin tek muslimanët dhe festa një ditore e tyre, kurse nga ana tjetër çdo ditë ka rritje të numrit të infektuarëve.

Maqedonia e Veriut është shteti me numër më të madh të infektuarëve dhe të vdekurve në 1000 banorë në Ballkan dhe kjo falë dështimit të qeverisë që udhëheq LSDM dhe Ministri i LSDM-së, Vanko Filipçe.