Deputeti dhe anëtari i kryesisë së LSDM-së, Petre Shilegov, ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës për lirimin me kusht të huliganëve të “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët mbrëmjen e 27 prillit mësynë në Kuvend dhe rrahën rëndë deputetë dhe gazetarë.

“Qytetarët e Maqedonisë, përmes bombave të publikuara nga LSDM-ja panë se kush ishte dhe si punon VMRO-DPMNE-ja.

Me incizimet e mbrëmshme kur deputet të VMRO-së hapin dyert e Kuvendit dhe drejtojnë protestuesit drejt sallës së konferencave, vetëm e konfirmon edhe një herë se kush është VMRO-ja”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Si gjithashtu u shpreh se është turp për Prokurorinë Themelore Publike dhe Marko Zvërlevskin që vendosën për lirimin e huliganëve që rrahën deputetët.

Por, nga ana tjetër, Shilegov u shpreh se të gjithë huliganët që mësynë në Kuvend natën e 27 prillit, do të marrin dënimin e merituar.