Nga: Medai SHAHOLLI

Pasardhësit e titizmit jugosllav si SDSM-ja e Mukit nga dega e Tetovës, dje në një dekleratë për publikun kanë reaguar lidhur me propozimin e këshilltares komunale të Tetovës znj.Hatie Etemi, nga radhët e lëvizjes Besa, për riemërimin e katër shkollave të mesme të Tetovës, ku me ç’rast trimat e Zajkos kanë shfaqur ndjenja të naciona-shovinizmit dhe të gjuhës së shfrenuar të racizmit kundër riemërimit të shkollave me emra nga kultura shqiptare.

Gjuha e përdorur nga dega e SDSM-së, na kujton gjuhën e urrejtjes dhe të shovinizmit të Lidhjes Komuniste gjatë viteve tetëdhjeta kundër historisë sonë, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Mentorët e rinj bij të titistët të vjetër, guxuan t’i thonë këshilltares Etemi se ”nga nesër, lëvizja BESA duhet të fillojë të merret me çështje thelbësore si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, dhe jo me servisimin e statistikave dhe informacioneve shoqërore të rrejshme, të “fryj” ide nacionaliste dhe fashiste, me qëllimin për të ngritur rejtingun e ulët të partisë në skenën politike.”

Emërtimet e shkollave të mesme të qytetit me emra nga historia dhe kultura shqiptare është e drejtë e shumicës së shqiptarëve në komunën e Tetovës, prandaj, çdo refuzim për riemërime paraqet qëndrim racist me ndjenjën e mosdurimit e të shovinizmit dhe jo vullnetin e shumicës.

Partitë politike të bllokut sllavo-maqedon ushqejnë akoma ëndrrën të dominimit dhe persekutimit të së drejtës legjitime të shqiptarëve për të vendosur vetë në çështje të emërimit të shkollave në komunat me shumicë shqiptare.
Ata së bashku, janë ushtarë të verbër të partizanëve titistë të SDSM-së dhe të komitëve të VMRO-së, që po mbajnë të ndezur edhe më tej ndjenjën e urrejtjes dhe të shovinizmit ndaj shqiptarëve.

Realiteti i ri i krijuar pas rënies së qelbësirës së vjetër të komunizmit jugosllav LKJ, nuk i ka liruar nga barriera e urrejtjes kundër historisë dhe kulturës shqiptare në degën e titistëve të rinj nga Tetova, e cila vazhdon t’i shikoj shqiptarët me syze despoti.

Riemërimi i shkollave të mesme me emra nga historia dhe kultura shqiptare është domosdoshmëri e kohës madje e vonuar.
Arsyetimet që nxorrën titistët e parinovuar të degës së Tetovës, se emrat sllavo-maqedonas që mbajnë shkollat e mesme nuk duhet ndryshuar sepse ata përfaqësojnë trashëgiminë historike për Tetovën nuk qëndron.
Ky formulim nuk qëndron sepse ata ”ata patriotë sllavo-maqedonas” janë vënduar me dhunë dhe nuk i kanë pyetur shqiptarët ndaj sot nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shumicë siç janë shqiptarët në Tetovë.
Ata trimat e tyre mund t’i emërojnë nëpër shkolla dhe institucione të qyteteve me shumicë sllavo-maqedonase dhe shqiptarët nuk ka pse t’i kundërshtojnë ato emërtime.
Përgjegjëse për mbajtjen e padrejtë të emërtimeve me dhunë të shkollave të qytetit që nga koha e komunizmit jugosllav është servilja e përherëshme DUI, e cila nuk e ka prishur terezinë për këto padrejtësi
Emrat si Kiril Pejçinoviq apo Mosha Pijade, janë emërime të dhunshme nga epoka e kërmës jugosllave dhe nuk përfaqësojnë identitetin dhe kulturën shqiptare nëpër shkollat e Tetovës që përbën popullsinë shumicë këtu.
”Shfalerka” shqiptare DUI, ka heshtur për afro dy dekada dhe nuk ka dashur të prish jaraninë me bllokun sllavo-maqedon në lidhje me këto mbeturina nga e kaluara për shkak të pushtetit dhe karrierës së klanit të qelbësirave.
Për më tepër, ”shfalerka” e pushtetit pranoi të regjistrohet pranë Ministrisë së Drejtësisë me emrin origjinal në sllavisht DUI.

Partitë e tjera shqiptare të opozitës apo të pushtetit, nëse duan të mbrojnë atë pikë dinjiteti që u ka mbetur duhet pa hezitim të mbështesin pa asnjë kompromis propozimin e znj.Etemi për riemërimin e shkollave të mesme të Tetovës me emra nga kultura dhe identiteti historik shqiptar.
Nacional-shovinizmit të titistëve të rinj duhet ndalur hapi njëherë e përgjithmonë, atyre duhet bërë e qartë se, nuk ka më despotë mbi kokat e shqiptarëve dhe se pa barazi dhe liri të shqiptarëve, nuk do të ketë liri as për të tjerët në këto troje.